Lojërat

Microsoft pritet të sjell versionin e bardhë të Xbox One

Aug 6 2014
0 Shpërndarje
Microsoft pritet të sjell versionin e bardhë të Xbox One

Kompania Microsoft “ngacmoi” zilinë e të tjerëve për Xbox One kur vitin e kaluar iu dhuroi punonjësve të saj një lloj të posaçëm të konsollës së vet, por kompania tani planifikon që ta lëshojë versionin e bardhë për të gjithë. Duke folur për Polygon, një zëdhënës nga Microsoft ka zbuluar që Xbox One do të vijë së bashku në paketë me Sunset Overdrive, që do të lëshohet më 28 tetor. Microsoft ende nuk e ka konfirmuar ende çmimin ose datën e saktë të lëshimit të pakos, por konfirmimi për ardhjen e një versioni të bardhë të Xbox One ka arritur, duke sugjeruar kështu që Microsoft do ta lëshojë pakon gjatë muajit tetor.

Përpara lëshimit të konsollës së bardhë, Microsoft është duke planifikuar që ta përgatis një pako të re Madden NFL 15 Xbox One më 26 gusht. Me çmimin prej 399 dollarësh, pakoja Madden do të përfshijë një konsollë standarde të zezë pa Kienct, një kod për shkarkim për Madden NFL 15 dhe një token për tri pakot Madden NFL Ultimate Team Pro. Microsoft krijoi një pako të ngjashme për FIFA 14 me para-porositje të Xbox One vitin e kaluar dhe bashkëpunimi i fundit me EA vjen pas lëshimit të shërbimit të abonimit në Xbox One për një numër të lojërave të EA-së javën e kaluar. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>