Lojërat

Microsoft premton më shumë të reja në vitin 2011

Dec 16 2010
0 Shpërndarje
Microsoft premton më shumë të reja në vitin 2011

Microsoft është duke e mbyllur vitin 2010 me një notë të lartë.

Kompania ka goditur 5 milion shitjet e Kinect, dhe në 6 muajt e fundit, shitjet e harduerit të Xbox 360 në SHBA vazhdojnë të dominojnë në treg përballë konkurrentëve Sony dhe Nintendo. Duke u bazuar në hulumtimet e grupit NPD, konsolat e Xbox 360 kanë arritur 4.9 milion njësi të shitura në 2010 përgjatë nëntorit, dhe janë duke synuar të kenë vitin më të mirë të shitjeve që nga lansimi në vitin 2005.

Në anën softuerike, loja e shumëpritur e Microsoft, Halo: Reach,  pushtoi tregun në shtator duke shitur 3.3 milion kopje në SHBA në muajin e parë të lansimit, duke e bërë lojën më të shpejtë të shitur prej serive të Halo.

Por çfarë rreth 2011?

Menaxheri i produkteve të Xbox, David Dennis njoftoi për IGN në një intervistë, se kompania ka shumë gjëra të reja të planifikuara për vitin tjetër, duke përfshirë disa tituj ekskluziv të pazbuluara.

“Ne kemi shumë lojëra tjera në plan, lojëra për Kinect dhe lojëra tjera me tituj të ndryshëm,” tha Dennis. “Ne gjithashtu kemi gjëra tjera të pazbuluara për Xbox Live.”

Megjithatë, adhuruesit më shumë preferojnë që planet e Microsoft t’i përcjellin në shtypin e kompanisë, e cila mbahet në çdo shkurt për çdo vit./gameworld.al

Lajmet e fundit>