Lojërat

Microsoft po paguan personalitetet e YouTube për t’i dhënë vlerësime të mira Xbox One

Jan 22 2014
0 Shpërndarje
Microsoft po paguan personalitetet e YouTube për t’i dhënë vlerësime të mira Xbox One

I mbani mend ditët ku në internet secili shprehte mendimin e vet? Ndoshta sot ato ditë mund të kenë ikur dhe ka filluar ajo që mund ta quajmë “Lufta e Ftohtë”, një epokë e re e luftërave të konsolave, e mbushur me intriga, sekrete dhe konspiracione.

Shembulli më i fundit: Ars Technica raporton se Microsoft ka paguar fshehurazi disa personalitete të YouTube për të promovuar Xbox One, ose më saktë tre dollarë për 1000 shikime. Ndoshta mund të mos ju duket shumë, por po flasim për kanale që marrin qindra mijë shikime, madje edhe miliona të tilla për një video të vetme.

Fokusi i këtij skandali është bërë Machinima: Promocioni është reklamuar nga Machinima UK në një cicërimë, tashmë të fshirë nga Twitter. Gjithashtu, edhe një e-mail që është bërë publik e konfirmon këtë gjë.

Bazuar në e-mail-in e publikuar, rregullat ishin të qarta: përfshini 30 sekonda video nga konsola dhe përmendni specifikisht që keni luajtur në një Xbox One. Etiketojeni videon me XB1M13; dhe më pas dërgojeni linkun në Poptent, platformë kjo e specializuar në fushatat e marketingut me video të Microsoft-it. Dhe, meqë ra fjala, krijuesit e videos duhet ta mbanin të fshehtë këtë promocion. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>