Lojërat

Microsoft planifikon të lëshojë programimin dixhital në Xbox vitin e ardhshëm

Dec 17 2013
0 Shpërndarje
Microsoft planifikon të lëshojë programimin dixhital në Xbox vitin e ardhshëm

Në një ngjarje në Variety, Nancy Tellem, i cili është një veteran i industrisë televizive që tani udhëheq me biznesin e mediave dixhitale në Microsoft – tregoi që ndërmarrja shpresonte ta kishte gati programimin origjinal për Xbox Live “në tremujorin e parë, apo të paktën në tremujorin e dytë” të vitit të ardhshëm.

Ambiciet e ndërmarrjes për të zgjeruar Xbox Live në një platformë më të gjerë argëtimi nuk janë të reja: kjo ndërmarrje ka lajmëruar një seri të veprimeve direkte Halo të prodhuara nga Steven Spielberg në maj dhe së fundi shtoi një emision për jetën reale rreth futbollit dhe një komedi që ka të bëjë me Rob Dyrdek.

Deri tani, ndonëse asgjë nuk është lëshuar dhe Tellem tha që prodhimi i serive Halo në veçanti ka qenë më i “ngadalshëm”.

Numri i ndërmarrjeve të teknologjisë që po futen në biznesin e argëtimit duket të rritet dita-ditës dhe është e lehtë të bëhen disa paralele mes përpjekjeve të Tellem dhe garës që zhvillohet mes Netflix-it dhe Amazon-it. Tellem këmbëngul që Microsoft është duke u përpjekur që të bëjë diçka ndryshe.

“Ne nuk jemi si ata (Amazon ose Netflix) ose ne jemi shumë pak si ata. E tëra varet.” Përfundimisht, mund të jetë diçka tjetër – audienca e Xbox Live është me siguri më e fokusuar se personat që shikojnë Netflix, që është në dispozicion në çdo pajisje me një ekran dhe lidhje interneti. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>