Lojërat

Microsoft për Xbox One: “Vizioni ynë afat-gjatë nuk ka ndryshuar aspak”

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Microsoft për Xbox One: “Vizioni ynë afat-gjatë nuk ka ndryshuar aspak”

Microsoft-i mund të ketë ndryshuar disa rregulla të veta për Xbox One në lidhje me lojërat dixhitale, por kjo nuk nënkupton që ndërmarrja ka humbur drejtimin për një të ardhme për lojën e bashkuar.

“Vizioni ynë afat-gjatë nuk ka ndryshuar aspak,” tha për GamesIndustry International zëvendës presidenti i Microsoft, Phil Harrison. “Ne nuk e kemi dobësuar vizionin tonë afat-gjatë, që është për përfitime nga një ekosistem i bashkuar dhe që ka kuptim për të gjitha palët e interesuara, ne, zhvilluesi, publikuesi dhe, ç’është më e rëndësishmja, lojtari. Asnjëri nga ta nuk ka ndryshuar.”

Ajo që ka ndryshuar është të kuptuarit e Microsoft-it në lidhje me atë që pret konsumatori përgjatë një sistemi që e përmban një disk, tha Harrison.

“Ajo që ne kemi njohur ishte që kur e vendos një sllot disku përpara një makine disa pritje vijnë me atë sllot diskut. Ne duhej t’i përshtatnim disa nga rregullat tona dhe ishte më e mira që bëmë përpara se të lëshonim, të cilin ne e kemi bërë,” tha ai. “E tëra kjo mund të trajtohet në vakum të aktivitetit para-lëshimit. Dhe ai iu mundëson lojtarëve që të kenë një zgjidhje. Ata mund të konsumojnë përmbajtjen përgjatë mediumit që iu pëlqen më së shumti dhe që përshtatet me gjendjen e tyre të caktuar. Unë nuk mendoj që ka ndonjë gjë negative për atë.” (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>