Lajme lojërash

Microsoft paraqet markën e re tregtare për Battletoads

Nov 11 2014
0 Shpërndarje
Microsoft paraqet markën e re tregtare për Battletoads

Microsoft ka paraqitur një aplikacion për markë të re tregtare për Battletoads, duke sugjeruar– por kjo nuk është konfirmim – që kompania Xbox One mund të jetë duke planifikuar që të ngjallë seritë në ndonjë formë. Aplikacioni i markës tregtare, i vërejtur nga NeoGAF, ishte paraqitur tek Zyra për Marka Tregtare dhe Patenta e SHBA-së (USPTO) më 5 nëntor. Ajo përfshin “softuerë lojërash” dhe “video lojëra online”.

Seritë Battletoads u krijuan nga zhvilluesi britanik Rare dhe fillimisht u lëshuan për NES në vitin 1991. Microsoft e bleu Rare-in në vitin 2002 dhe seritë Battletoads kanë qenë në gjumë për vite të tëra. A do të mund të nënkuptonte aplikacioni për markë tregtare që Microsoft është duke bërë përpjekje për t’i rikthyer seritë në konsollat moderne? Ndoshta, por Microsoft nuk ka lajmëruar ndonjë plan për këtë gjë deri tani. Paraqitja e një aplikacioni për markë tregtare nuk garanton një lëshim të ardhshëm të lojës, pasi që Microsoft mund të jetë thjesht duke bërë përpjekje për ta ruajtur emrin e lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>