Lojërat

Microsoft paraqet Kinect-in e ri për Windows v2

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Microsoft paraqet Kinect-in e ri për Windows v2

Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, Microsoft filloi të dërgojë versionin për zhvillues të platformës Kinect për Windows, të versionit të dytë – për të formuar kështu pritjet për ardhjen pas pak kohe të versionit të gjeneratës së ardhshme të Kinect-it. Gjatë ditës së enjte, është zbuluar pamja përfundimtare e harduerit.

Sensori është mjaft i ngjashëm me atë të Kinect-it për Xbox One, por në të është shkruar “Kinect” në panelin e sipërm, ndërsa Xbox Nexus-i – “X”-i i gjelbër – është zëvendësuar me një indikator të thjeshtë të energjisë. Ndërkohë, hub-i pranon tri lidhje: sensorin, daljen USB 3.0 për PC dhe energjinë elektrike. Microsoft thotë që kabllot e energjisë elektronike do të ndryshojnë varësisht nga rajoni, por vetë furnizuesi me energji ofron mundësi të mbushjes në rangun 100-240 voltë.

Ende nuk ka informacione se kur gjenerata e ardhshme e Kinect-it për Windows do të lëshohet, por janë duke u treguar disa shenja që së shpejti edhe mund të pritet arritja e tij. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>