Lojërat

Microsoft ofron 75 $ për ata që kalojnë nga Xbox 360 në Xbox One One

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
Microsoft ofron 75 $ për ata që kalojnë nga Xbox 360 në Xbox One One

A mundet Microsoft të bind poseduesit e Xbox 360 që të kalojnë në Xbox One nëse iu jep atyre një kredit prej 75 dollarëve të cilin mund ta shpenzojnë në Xbox Live? Duket që kjo është përpjekja të cilën kompania është duke e ndërmarrë, raporton Eurogamer.

Promoja, që përfshin SHBA-në, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar – iu ofron “konsumatorëve të vet më të mirë” kodin prej 75 dollarëve nëse ata e bëjnë kalimin, ndonëse as Eurogamer, e as NeoGAF nuk arritën ta kuptojnë kriterin që është mëtuar për t’u përdorur për të zgjedhur se kush fiton dhe Microsoft nuk është duke e shpjeguar më tej këtë gjë.

Siç duket, kjo është një mënyrë tjetër e synuar për përmirësim të shitjeve të konsollës Xbox One, e cila ka qenë pas numrit të shitjeve të konsollës PlayStation 4. Kompania po ashtu së fundi tërhoqi kamerën e vet Kinect jashtë kutisë, duke ofruar kështu një zbritje prej 100 dollarëve. Sony së fundi lajmëroi që 31 për qind e blerësve të PlayStation 4 vijnë kaluan nga një konsollë e gjeneratës së kaluar jo Sony. Microsoft së fundi tregoi për investitorët e vet që kishte më tepër furnizim se sa kërkesë për konsollën Xbox Oneox gjatë tremujorit të tanishëm fiskal. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>