Lojërat

Microsoft: Nuk do të ketë më “mashtrues” në Xbox One

Aug 2 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Nuk do të ketë më “mashtrues” në Xbox One

Një nga gjërat më interesante rreth planeve të Microsoft për Xbox One është sistemi i vet i reputacionit. Menaxheri Micheal Dunn ka ofruar informacione shtesë rreth këtij sistemi dhe se si do të funksionojë ai.

Në një postim në uebfaqen e Xbox, Dunn thotë se Microsoft do të marrë reagim të drejtpërdrejtë nga lojtarët për tu dhënë një notë të tjerëve si p.sh. kur një person vendos të bllokojnë një tjetër në mesin e lojës. Dunn thotë se të gjitha të dhënat e ardhura nga lojtarët do të vendosen në një algoritëm të krijuar me qëllim përmirësimin e lojës për të gjithë.

Në fund secili lojtar do të marrë një notë vlerësimi e bazuar mbi ngjyra. Nëse merr ngjyrën e gjelbër do të thotë që ke një reputacion të mirë, ndërsa ngjyra e verdhë do të thotë se duhet të bësh disa përmirësime në sjelljen tënde gjatë kohës që luan.

Për sa i përket ngjyrës së kuqe do të thotë që je një person shumë i keq për të luajtur dhe ata që e kanë këtë ngjyrë do të marrin shumë paralajmërime para se të shenjestrohen përgjithmonë me titullin “Më evitoni”. Dunn thotë se ky sistem është krijuar për të evituar të gjithë “mashtruesit” apo ta që sillen keq gjatë lojës. Ai shtoi gjithashtu se Microsoft do të shtojë ngadalë pasojat për të gjithë ata që marrin kartonin e kuq. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>