Lajme lojërash

Microsoft në Japoni: Lëshimi i Xbox One tani është i vështirë

Jul 9 2013
0 Shpërndarje
Microsoft në Japoni: Lëshimi i Xbox One tani është i vështirë

Microsoft mund të ketë nevojë që të ndërrojë përqendrimin perëndimor të Xbox One përpara se ta lëshojë atë në Japoni, tha CEO i Microsoft në këtë shtet, Yasuyuki Hugchi për 4Gamer, përkthyer nga Edge. Konsumatorët në Japoni mund të mos e shohin një konsolë si një dhomë të ndenjës, siç bëjnë shumë konsumatorë perëndimorë, si dhe, lojtarët japonezë janë duke u kthyer në tabletë dhe smartfona për lojëra, tha Higuchi.

Higuchi tha që Xbox One “është përgatitur drejt një stili perëndimor të jetës dhe jemi duke shikuar nëse duhet apo nuk duhet ta lëshojmë atë “siç është” në Japoni. Ne ende jemi duke e shqyrtuar atë se si të merremi me shërbimet muzikore dhe video në çdo shtet. “Të jem i sinqertë lëshimi i tij në Japoni siç është do të ishte i vështirë.”

Xbox One mund të transmetojë ngjarje të drejtpërdrejta sportive si ato të basketbollit, futbollit, një veçori qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Microsoft duhet ta përgatis për audiencat japoneze, tha drejtori i Grupit për Bashkëpunim dhe Konsumatorë në Microsoft me seli në Japoni, Haruaki Kayama. “Ne duhet ta përgatisim përmbajtjen që është e përshtatshme për Japoni,” tha Kayama. “Çfarë është më e mira, çfarë do të kenë dëshirë konsumatorët në Japoni? Çfarë përmbajtje është në kërkesë? Ne jemi duke i shqyrtuar këto pyetje tani. Nuk ka pikë në një zgjidhje që nuk përkon me tregun. Edhe nëse ne sjellim NFL në bord për Japoninë . Haha … Japonia është e vështirë. Unë jam pothuajse i tunduar që të pyes për ide.”

Xbox One do të lëshohet në Japoni pak kohë pas lëshimit në SHBA, por nuk do të vijë në ishull në 2013-tën, tha Higuchi. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>