Lajme lojërash

Microsoft ndalon incizimin e sharjeve gjatë lojës me Xbox One

Nov 27 2013
0 Shpërndarje
Microsoft ndalon incizimin e sharjeve gjatë lojës me Xbox One

Studioja e Ngarkimit për Xbox One është dizajnuar për të ju ndihmuar në shpërndarjen e pamjeve mbresëlënëse nga loja që e bëni, me shokët.

Por siç e kanë gjetur disa posedues të hershëm të kësaj konsolle, përdorimi i sharjeve gjatë atyre incizimeve mund të ketë pasoja. Microsoft ka konfirmuar për The Verge që është duke bërë përjashtime të përkohshme nga Xbox One për disa lojtarë që kanë përdorur gjuhë që i përngjan “jashtë mase” gjuhës së budallait në përmbajtjen e prodhuar me Upload Studio. Shumica e përdoruesve nuk janë të parandaluar nga luajtja e lojërave online, por në vend të kësaj janë të penguar nga incizimin e lojës me kamerën e Kinect-it.

Në disa raste, ata janë bllokuar përkohësisht nga përdorimi i Upload Studio-s. Shumë përdorues kanë shkuar në Reddit dhe faqe të tjera për t’u ankuar rreth dënimit, duke thënë që Upload Studio nuk është përmendur askund në Kodin e Mirësjelljes në Xbox Live. Këto raportime kanë çuar tek disa dyshime nëse Microsoft monitoron bisedat private në Skype për sharje. Kjo sipas ndërmarrjes nuk është e vërtetë.

“Për të qenë të qartë, skuadra e Xbox-it për Politika të Drejtpërdrejta dhe Zbatim nuk monitoron komunikimet e drejtpërdrejta peer-to-peer si bisedat dhe thirrjet në Skype,” tregoi një zëdhënës i ndërmarrjes Microsoft për The Verge. “Ne e vlerësojmë me shumë seriozitet drejtësinë me Kodin e Mirësjelljes përgjatë Upload Studio. Ne duam një ambient të pastër, të sigurt dhe argëtues për të gjithë përdoruesit. Blasfemia jashtë mase e po ashtu edhe shkeljet e tjera të Kodit të Mirësjelljes do të shtrëngohen dhe do të rezultojnë në humbjen e disa ose të gjitha privilegjeve në Xbox Live.”

Microsoft këmbëngul duke thënë që kjo është për të siguruar “një përvojë të sigurt, jo të dëmshme dhe argëtuese” për të gjithë përdoruesit e shërbimit. Upload Studio iu mundëson përdoruesve që të ruajnë klipe të incizuara me Game DVR të Xbox One në llogarinë e tyre personale në SkyDrive. Microsoft më parë ka thënë që do t’iu mundësojë konsumatorëve që të shpërndajnë videot “pa kufizime ose cenzurime”. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>