Lojërat

Microsoft mund të sjell reklama politike në Xbox Live

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
Microsoft mund të sjell reklama politike në Xbox Live

Paneli juaj në Xbox Live së shpejti mund të ofrojë reklama politike. Sipas Washington Post, Microsoft-i ka qenë duke u ballafaquar me politikanë për ta filluar përdorimin e shërbimit të vet për të reklamuar fushatat e tyre, madje duke ofruar informacione promocionale për Konferencën e Veprimit Politik Konservativ në San Diego.

Në vitin 2012, Microsoft-i lëshoi një portal të zgjedhjeve për Xbox 360, që posedonte një mbulim të drejtpërdrejtë me lajme, por kjo do të ishte diçka ndryshe, reklamat që përdorin informacione dhe të dhëna publike që janë zgjedhur nga llogaria juaj në Xbox Live për të ofruar reklama të caktuara për një pjesë të caktuar të popullsisë. Raporti nuk përmend Kinect-in; Microsoft më parë ka thënë që ka politika që “ndalojnë koleksionin, ruajtjen ose përdorimin e të dhënave të Kinect-t për qëllime reklamuese”.

Sipas Post, Microsoft-i është duke u bërë agresiv rreth mundësisë së shërbimit për t’iu mësyrë grupeve të caktuara, duke përfshirë gratë dhe minoritetet. Reklama do të ofrohet si në panelin e Xbox Live, e po ashtu edhe përgjatë produkteve të tjera të kompanisë Microsoft, duke përfshirë Skype-in. Politikanët amerikanë që reklamojnë tek audiencat e lojërave nuk paraqesin një fenomen të ri – gjatë fushatave në vitin 2008 dhe 2012 fushatat presidenciale të Obama-s kishin reklama të pranishme në lojërat e popullarizuara si Madden dhe Tetris. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>