Lajme lojërash

Microsoft mbështet Xbox 360 për tre vite të tjera

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Microsoft mbështet Xbox 360 për tre vite të tjera

Vetëm për shkak se përqendrimi i Microsoft në Xbox One nuk është edhe më primari nuk nënkupton që ndërmarrja është duke e braktisur pajisjen Xbox 360 edhe për pak kohë.

Shefi i marketingut dhe zyrtari i lartë për strategji në Microsoft, Yusuf Mehdi, tha këtë javë që platforma do të mbështetet të paktën deri në vitin 2016.

“Nëse shikoni në Xbox 360, ajo platformë zgjati për shtatë deri tetë vite dhe do të vazhdojë për tre vite të tjera,” tha Mehdi gjatë kësaj jave në Konferencën Citi Global Technology. “Është fitimprurës mjaft i madh tani në pjesën e pasme.”

Mehdi shpjegoi që arritja e Xbox One nuk është një shenjë e keqe për Xbox 360, duke e ditur që Microsoft planifikon të lëshojë mbi 100 lojëra të reja për sistemin.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në Xbox 360 dhe dy pajisje të tjera mund të punojnë në koncert. Kështu që nuk ndodh që nëse ju dërgojmë Xbox One [Xbox 360] juaj nuk do të punojë,” tha Mehdi. “Ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë.

Në fakt, ne do të shesim mbi njëqind lojëra të reja në Xbox 360. Kështu që ju do të jeni në gjendje që ende të luani lojërat tuaja, jo vetëm në të njëjtën kuti.

Xbox One pritet të lëshohet në 13 vende të botës më 22 nëntor. Microsoft më parë e quajti çmimin prej 500 dollarësh për sistemin si një “marrëveshje shumë e mirë”. (GameWorld Albanian)

Tags >

xbox 360
Lajmet e fundit>