Lajme lojërash

Microsoft lavdëron kompaninë Sony për PS4

Jan 16 2014
0 Shpërndarje
Microsoft lavdëron kompaninë Sony për PS4

Zëvendës presidenti i Studios së Lojërave në Microsoft, Phil Spencer, është në biznesin e shitjeve të Xbox One, por kjo nuk e ka mbajtur atë larg lavdërimit të garës së fundit nga sfiduesi. Në një intervistë për OXM, Spencer foli fjalë të mira për Sony, duke thënë që kompania ka “bërë një punë të mirë” me PlayStation 4, posaçërisht për rrugën se si publikuesi ka mbështetur studiot si zhvilluesi i Heavy Raing, Quantic Dream dhe i ka qëndruar besnik vizionit të vet për platformën.

“Sony – dhe unë jam i përqendruar në palën e parë për shkak të asaj që bëj unë – unë vërtet e respektoj përqendrimin e tyre në investim në gjërat e reja dhe gjëra kreative, çfarë ata kanë bërë me David Cage dhe Quantic Dream rreth Beyond [Two Souls] dhe Heavy Rain; ata qëndrojnë të përkushtuar ndaj degëve edhe nëse ata nuk shesin 10 milionë njësi, ata do të qëndrojnë të përkushtuar ndaj gjërave,” tha Spencer.

“Unë mendoj që përkushtimi në periudhë të gjatë ndaj degëve është i rëndësishëm, ku është e lehtë të tërhiqet Band-Aid dhe të kalohet në gjënë tjetër (nëse nuk shitet). Unë e respektoj kapjen e tyre pas ndonjë gjëje. Unë do të them, ata kanë bërë një punë të mirë me PS4. Kur unë mendoj rreth lajmërimit të tyre, përqendrimi i tyre i qartë në konsumator, udhëheqja me propozime të vlefshme të gjërave që ata janë duke bërë, qëndrimi stoik ndaj një vizioni, unë mendoj që ata kanë bërë një punë të mirë në atë se si e definuan PS4.”

Kjo nuk është hera e parë që Microsoft ka brohoritur Sony-n. Kur PS4 u lëshua në Amerikën Veriore më 15 nëntor, shumë ekzekutivë të Xbox folën për të uruar për paraqitjen e konsollës së re të kompanisë Sony. Për më tepër, Aaron Greenberg i Microsoft tha që muajin e kaluar ato shitje të fuqishme të Xbox One dhe PS4 ishin “lajme të shkëlqyera” për industrinë.

Spencer po ashtu brohoriti Nintendo-n, duke e quajtur katalogun e palës së parë të prodhuesit të Mario-si “të shkëlqyer”. “Nintendo, unë mendoj – dhe ka disa argumente për këtë – që pala e tyre e parë është një pasuri e mahnitshme,” tha ai. “Studiot e tyre të palës së tretë dhe IP mund të çojë atë që ata e bëjnë si një kompani dhe platformat janë pothuajse në shërbim të IP – jo në një mënyrë të keqe.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>