Lajme lojërash

Microsoft: Kalimi i Valve-s në konsolla nuk është i lehtë

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Kalimi i Valve-s në konsolla nuk është i lehtë

Sipas presidentit të Studiove të ndërmarrjes Microsoft, Phil Spencer, Valve ka bërë një punë të shkëlqyer duke e mbajtur PC-në në një pozitë të favorshme në një kohë kur është duke u rritur përqendrimi në tregun e konsollave, duke folur në një intervistë me Games Beat.

Por kur bëhet fjalë për prodhimin në hapësirën e konsollave, ndërmarrja mund të ballafaqohet me një betejë të vështirë. “Valve për momentin është larg rrugës tonë,” tha Spencer.

“Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer duke e mbajtur ekosistemin e PC-së të fuqishëm në një kohë kur mua nuk më bën përshtypje të them që ne do të mund të ishim më të përqendruar në atë që ishte duke u zhvilluar në lojërat për PC.

“Ne me siguri jemi shumë mirë të përqendruar në konsollë. Me Steam, Valve ka bërë një punë të shkëlqyer të ndërtimit të kësaj gjëje që, në shumë rrugë, ne do të mund ta kishim ndërtuar po ashtu në Microsoft.” Por përveç suksesit të madh të ndërmarrjes me Steam, Spencer beson që sistemi operativ i Steam për konsollë, Linux, vështirë se do të shitet dhe do të jetë një sfidë për Valve-n që të shkojë nga të qenit një zhvillues dhe shpërndarës në mbajtës i platformës.

“Ai është një kërcim evolucionar,” tha ai. “Ata kanë bërë kërcimin nga ndërtesa Half-Life në posedimin e një bashkësie të franshizave për ta drejtuar Steam-in. Atë bënë një punë të mirë duke mësuar përgjatë asaj. “Tani ata janë duke e marrë punën e ardhshme për t’u bërë një ndërmarrje e platformës – në shumë domethënie, një ndërmarrje harduerike, por në thelb më tepër se një ndërmarrje e SO-së (Sistemit Operativ). Ky nuk është një kërcim i lehtë.”

Edhe mekëto sfida përpara tyre, Spencer tregoi për Games Beat që ai beson se Valve e ka menduar atë dhe do të jetë në gjendje që t’ia dalë mbanë. “Por unë mendoj që do të marrë kohë,” tha ai. (GameWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>