Lojërat

Microsoft: Jo të gjitha aplikacionet Windows 8 mund të punojnë në Xbox One

Oct 23 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Jo të gjitha aplikacionet Windows 8 mund të punojnë në Xbox One

Do të duhet pothuajse edhe një muaj nga lançimi i Xbox One, çka do të thotë se thashethemet mbi të janë në kulmin e tyre.

Dy javë më parë, thuhej se kamera e Xbox One mund të përdorej për të mbledhur informacione frytdhënëse në lidhje me përdoruesit e konsolës dhe shtëpitë e tyre, një lajm që Microsoft-i e ka mohuar në mënyrë kategorike. Këtë javë ka filluar të flitet mbi një tjetër konstatim.

Fillimisht frymëzuar nga faqja e Dell-it dhe më pas nxjerrë në pah nga Engadget. “Të gjitha aplikacionet tuaja të preferuara Windows 8 mund të instalohen dhe sinkronizohen në Xbox One, në telefonin tuaj, në desktop, tablet dhe TV, duke ju dhënë një përvojë të përbashkët në të gjitha platformat,” shkruhet ende në faqe.

Një prej zëdhënësve të Microsoft-it u shpreh në fakt se kjo gjë nuk është plotësisht e vërtetë: “Ajo çfarë thuhet mbi aplikacionet e Windows 8 në Xbox One nuk është e saktë.” Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se cilat do të jenë aplikacionet që do të instalohen në të gjitha pajisjet, pa pasur nevojën e adaptimit nga zhvilluesit sigurisht.

Në të kaluarën, kompania ka thënë se mes sistemit operativ të Xbox dhe Windows-it ka ngjashmëri dhe kjo do të ofrojë pikërisht shkrimin e aplikacioneve në Xbox të cilat i ngjajnë atyre në Windows. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>