Lojërat

Microsoft: Janë shitur më tepër se 5 milionë Xbox One

Apr 18 2014
0 Shpërndarje
Microsoft: Janë shitur më tepër se 5 milionë Xbox One

Microsoft ka shitur mbi 5 milionë Xbox One për shitësit me pakicë që nga lëshimi gjatë muajit nëntor, tha kompania gjatë ditës së enjte. Në janar, kompania softuerike amerikane tha që shitjet e Xbox One kishin tejkaluar tre milionëshin deri në fund të vitit 2013.

Konsolla doli në shitje më 22 nëntor në 13 shtete, që është lëshuar një javë pas lëshimit të PlayStation 4. Sony tha gjatë të mërkurës që ka shitur mbi 7 milionë PlayStation 4 deri më 6 prill dhe është duke pasur vështirësi në plotësimin e kërkesavae të konsumatorëve. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>