Lojërat

Microsoft iu dhuron pa pagesë lojën Limbo përdoruesve të hershëm të Xbox One

Nov 23 2014
0 Shpërndarje
Microsoft iu dhuron pa pagesë lojën Limbo përdoruesve të hershëm të Xbox One

Disa përdorues të Xbox One që kanë blerë konSollën afër periudhës kur u lëshua tani janë duke pranuar shënime falënderimi nga Microsoft, ku kompania thotë që ata përdorues do ta marrin një kopje pa pagesë të lojës Limbo kur të lëshohet për Xbox One. Zhvilluesi i kësaj loje, Playdead, e cila ishte lëshuar së pari për Xbox 360, ende nuk e ka bërë lajmërimin zyrtar për këtë, por ishte listuar për konzollë gjatë muajit të kaluar.

Dita e shtunë ishte dita e përvjetorit të parë që nga lëshimi i Xbox One dhe një postim në blogun e Major Nelson-it shpjegon që Microsoft është duke e festuar këtë duke ofruar një llojllojshmëri të përmbajtjes digjitale për ta shfaqur “mirënjohjen tonë për mbështetjen tuaj besnike dhe të vazhduar.” Çuditërisht, Limbo nuk është njëra nga lojërat për të cilat Microsoft tha që ju mund ta merrni pa pagesë.

Vetëm poseduesit e Xbox One të cilët e kanë blerë konsollën përpara 11 nëntorit 2014 në 13 tregjet e lëshimit të konzollës, si dhe të cilët janë 17 vjeçar e më të vjetër dhe që kanë luajtur 10 orë e më tepër në Xbox One kualifikohen për ta marrë këtë ofertë. Ju mund ta gjeni këtu listën e të gjitha dhuratave të mundshme pa pagesë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>