Lojërat

Microsoft i rikthehet lojës së famshme fantastiko – shkencore “Halo”

May 29 2014
0 Shpërndarje
Microsoft i rikthehet lojës së famshme fantastiko – shkencore “Halo”

Microsoft ka lajmëruar për një tjetër rikthim të serisë të lojës Halo”. Debutimi është vendosur për vitin e ardhshëm në Xbox One. Kompania është në proces të zhvillimi të “Halo 5”.

Loja do të bëhet pjesë e tregut në vjeshtë të vitit 2015 dhe është një ndërmarrje më e madhe se “Halo 4”, u shpreh menaxheri i përgjithshëm i studios amerikane “343 Industries”, zhvilluese lojërash (video game), Bonnie Ross. Rreth 50 milion kopje janë shitur që nga dalja e serisë së parë “Halo” në vitin 2001.

“Halo” është një seri e famshme lojërash ushtarake fantastiko – shkencore e zhvilluar nga “343 Industries” e zotëruar nga Microsoft. Në qendër të serive është një luftë ndëryjore midis njerëzimit dhe aleancës së alienëve të njohur si Covenant. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>