Lajme lojërash

Microsoft-i paralajmëron për mashtrimet rreth Xbox 720

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i paralajmëron për mashtrimet rreth Xbox 720

Të gjitha faqet që ju kërkojnë regjistrim për të pasur hyrje në konsolën e re të Microsoft, Xbox 720, janë mashtrime. Ky ishte një paralajmërim i bërë nga kompania ditët e fundit. “E konfirmuar:

Të gjitha uebfaqet që ju kërkojnë regjistrim për të testuar Xbox-in e radhës janë të rreme,” tha drejtori i programimin Larry Hryb. “Mos u jepni atyre informacionet tuaja personale sepse bëhet fjalë vetëm për mashtrim.”

Microsoft-i besohet se do ta prezantojë konsolën e vet të ardhshme në ndonjë event mediatik prillin që po vjen. Sipas raporteve të hershme, Xbox 720 do ti nevojitet Kinect dhe një lidhje konstante me internetin për të funksionuar.

Gjithashtu do të ketë kontroll zëri Siri. Sony e prezantoi më herët konsolën e vet të ardhshme në krahasim me rivalin e vet, bashkë me levën e cila kishte ndërfaqe touch. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>