Lojërat

Microsoft fton posedues të Xbox One për të testuar përditësimet e ardhshme

Feb 22 2014
0 Shpërndarje
Microsoft fton posedues të Xbox One për të testuar përditësimet e ardhshme

Microsoft është duke ftuar një numër të përzgjedhur të poseduesve të Xbox One për të testuar përditësimin e vet të cilin ka planifikuar që ta lëshojë gjatë marsit.

Gjiganti softuerik është duke planifikuar që të lëshojë një përditësim muajin e ardhshëm i cili është i përqendruar në përmirësim të veçorive për formën multiplayer (me shumë lojtarë) të Xbox Live, bisedat dhe aplikacionet për miqtë. Microsoft është në formë të rastësishme duke i zgjedhur disa përdorues të Xbox One për të testuar përditësimin gjatë ditës së premte dhe të cilët mund të ofrojnë reagime përpara lëshimit të planifikuar gjatë marsit.

Poseduesit e Xbox One do të njoftohen për t’iu bashkuar programit të veçantë të vëzhgimit nëpërmjet një porosie në Xbox Live me një kod për pjesëmarrje. Përditësimi i sistemit gjatë marsit pritet të lëshohet gjatë javës së ardhshme për testuesit.

Nuk është shumë e qartë sepse Microsoft është duke e lëshuar një program shqyrtimi për këtë përditësim të veçantë, por përditësimi i fundit i sistemit i lëshuar gjatë muajit shkurt ndiqej me disa errësime të papritura të ekranit për disa posedues të Xbox One, kështu që kompania mund të jetë duke synuar që të testojë përditësimet e ardhshme më gjerësisht.

Poseduesit e Xbox One të cilët janë të ftuar për të testuar përditësimin e marsit do të marrin qasje edhe në vëzhgimet e ardhshme “sapo të jenë në dispozicion”. Derisa Microsoft më parë premtoi që përditësimi i vet i ardhshëm do të arrinte më 4 mars, kompania e ndryshoi datën së fundi dhe thotë që ai do të mbërrijë në “fillim të marsit” përpara lëshimit të Titanfall, i cili lëshim është planifikuar të bëhet më 11 mars. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>