Lojërat

Microsoft fillon të shesë Xbox One pa Kinect për 399.99 $

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Microsoft fillon të shesë Xbox One pa Kinect për 399.99 $

Siç u premtua më parë, kompania Microsoft tashmë po ofron një version të konsolës së saj Xbox One pa Kinect. Oferta më e re është e disponueshme për 399.99 dollar/ 349.99 Paund nga uebsiti i Microsoft dhe një konfigurim i ngjashëm pritet të shitet edhe në tregjet të tjera. Vendimi i Microsoft-it për ta bërë gjeneratën e re Kinect – një kamerë kjo me rezolucion të lartë e cila mund të gjurmojë trupin e lojtarit dhe të identifikoje komanda me zë – një pjesë opsionale është shumë kontradiktore. Ofrimi i të dyjave veçmas do të thotë se konsola tashmë është me të njëjtin çmim që ka edhe Sony Play Station 4, një sistem ky i cili ka ruajtur vazhdimisht një avantazh në shitje ndaj ofertave të Microsoft-it.

Po largimi i Kinect mund të ketë zemëruar shumë lojtarë të cilët kanë blerë Xbox më herët, por që kanë humbur shansin e një oferte më të lirë. Po ashtu dekurajon zhvilluesit për të krijuar lojëra për Kinect. Tashmë me një audiencë më të vogël, zhvilluesit janë më të prirur të ndërtojnë eksperienca “tradicionale” që mund të portohen nga platformat rivale.

Sidoqoftë, dhënia e një mundësie për lojtarët të blejnë një Xbox One ndaras nga Kinect mund ti japë Microsoft-it pak mbështetje. Shumica e lojërave më të rëndësishme, të tilla si Forza 5 dhe TitanFall nuk kërkojnë pajisjen Kinect për tu luajtur. Më një konfigurim më të lirë, më shumë përdorues tashmë mund të blejnë platformën dhe ta ndihmojnë më tej në vrullin e saj drejt tregjeve. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>