Lojërat

Microsoft është duke testuar uljen e çmimit për lojërat për Xbox One

Feb 19 2014
0 Shpërndarje
Microsoft është duke testuar uljen e çmimit për lojërat për Xbox One

Microsoft dhe Sony janë duke u munduar që të gjejnë rrugë që të ndihmojnë konsumatorët që të përballojnë çmimet e lojërave gjatë dy muajve dhe viteve të ardhshme. Sony tashmë e ka bërë një përpjekje duke ofruar lojëra pa pagesë përgjatë PlayStation Plus, por Microsoft mund të jetë duke iu ofruar nismave të reja dixhitale për t’iu dhënë poseduesve të Xbox One marrëveshje më të mira.

Mike Ybarra, që është menaxher i studios në Xbox, ka cicëruar gjatë ditës së hënë që poseduesit e Xbox janë pyetur për marrëveshje më të mira në tregjet dixhitale të Xbox-it, kështu që skuadra e tij është duke filluar të testojë disa opsione. Duke filluar nga dita e martë dhe deri më 24 shkurt, Ryse:Son of Rome, do të jetë lojë për Xbox, çmimi i të cilës do të ulet për 33 për qind, në 39.99 dollarë në Xbox Live.

Poseduesit e konsollave kanë qenë për vite duke kërkuar çmime të duhura të lojërave, por përveç zbritjeve të rastit dhe fundvitit, më shpesh ndodh që një kopje e përdorur e një loje kushton dukshëm më lirë se sa homologu i vet dixhital, edhe pas muaj e vite të lëshimit. Sa i përket Ryse, kopjet që posedohet nga GameStop janë listuar në çmimet prej 54.99 dollarë, që është 15 dollarë më tepër se sa çmimi promocional që po ofrohet gjatë kësaj jave në Xbox Live.

Nuk e dimë se çfarë nënkupton kjo gjë për të ardhmen e çmimeve për Xbox One, por nëse reagimi është pozitiv, mund të prisni më tepër promocione si kjo në të ardhmen. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>