Lojërat

Microsoft e pranon që ishte sfidë të përshkruhej Xbox One

Apr 28 2014
0 Shpërndarje
Microsoft e pranon që ishte sfidë të përshkruhej Xbox One

Gjatë ditës së shtunë një panel në PAX East i quajtur Lëshohet Konsolla: Një Post Mortem, Larry “Major Nelson” Hryb nga Microsoft-i e pranoi që ishte një sfidë e vërtetë që të dërgohej porosia për Xbox One verën e kaluar kur u lajmërua fillimisht konsolla. Xbox One ishte “mjaft i ndërlikuar për t’u shpjeguar” për konsumatorët, tha Hryb. Ai shpjegoi që kur jeni duke e reklamuar një produkt, qoftë ai një Xbox One ose një telefon, ju duhet të jeni shumë të qartë për konsumatorin se pse atij i duhet produkti në fjalë.

Për Xbox One, “është vërtet një sfidë” që të bartet ajo porosi, tha Hryb. Microsoft mendon që e ka përmirësuar porosinë për Xbox One deri tani, por Hryb nuk e tha këtë gjë. Gjatë lajmërimit të Xbox One në maj të vitit 2013, kompania u përqendrua mjaft shumë në funksionin argëtues të pajisjes, duke i bërë disa të mendojnë që lojërat do të harroheshin. Natyrisht që kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe Microsoft lajmëroi lojërat e reja kyçe në E3 një muaj më vonë si Halo për Xbox One dhe SunsetOverdrive. Po ashtu gjatë panelit, Hryb foli edhe për pohimin e Sony-t për të sjell 100 lojëra për PlayStation 4 gjatë vitit 2014. “Të thuash diçka dhe të shitesh diçka mund të jenë gjëra të ndryshme,” tha Hryb. (GameWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>