Lajme lojërash

Microsoft do të zbulojë DirectX 12 gjatë këtij muaji

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Microsoft do të zbulojë DirectX 12 gjatë këtij muaji

Microsoft ka lajmëruar që do të shfaqë versionin e ardhshëm të DirectX më 20 mars në Konferencën e Zhvilluesve të Lojës në San Françisko. Ekzistenca e DirectX 12 – që është linja më e gjatë e koleksioneve të API-ve të dizajnuara për t’iu mundësuar platformave të Microsoft-it përdorimin e video lojërave dhe punëve multimediale – ishte lajmëruar përgjatë një faqe ngacmuese të Microsoft-it dhe mbështetej me një cicërimë nga një llogari e dedikuar në Twitter për DirectX 12.

Faqja ngacmuese shfaq logot e AMD-së, Intel-it, Nvidia-s dhe Qualcomm-it, duke sugjeruar që prodhuesit e grafikës dhe çipeve kanë mbështetur koleksionin e API-së. Më tepër hollësi pritet të shpalosen në konferencën e zhvillimit të lojërave 2014 në një sesion të sponsorizuar të quajtur “DirectX: Evoluimi i Platformës Grafike të Microsoft-it”, është prezantuar nga Anuj Gosalia i Microsoft-it. Shënimet përfundimtare për sesionin thonë që zhvilluesit i kërkuan Microsoft-it mjete më të mira për të “shtrënguar çdo version të fundit të funksionimit nga PC-ja, tableti, telefoni dhe konsolla.” Pjesëmarrësit janë të ftuar që të “vijnë të mësojnë planet tona për shpërndarje”. Një tjetër sesion i mbajtur nga udhëheqësi i zhvillimit të Windows Graphic, Max McMullen, do të ketë të bëjë me “Veçoritë Direct3D”.

Versioni më i fundit madhor i DirectX ishte lëshuar me Windows 7 në tetor të vitit 2009. Microsoft ka një histori të lëshimit të versioneve më të reja të DirectX së bashku me sistemet e reja operative dhe DirectX 12 me gjasë do të vijë si pjesë e versionit të ardhshëm të Windows-it. Windows 9 pritet të lëshohet në vitin 2015. (GameWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>