Lojërat

Microsoft do të pushtojë qiellin sërish

Aug 27 2010
0 Shpërndarje
Microsoft do të pushtojë qiellin sërish

Microsoft Flight së shpejti do të rikthehet në Windows, duke gjallëruar sërish lojën më të vjetër dhe ndoshta më të dashur të Microsoft.

Si pjesë e paralajmërimit të Microsoft se Windows Phone 7 do të lidhet thellësisht me shërbimin e saj të lojërave Xbox Live, gjiganti softuerik gjithashtu ka paralajmëruar edhe rikthimin e një legjende; kompania është duke zhvilluar Microsoft Flight për Windows, që paraqet rilindjen e një simulatori klasik të fluturimit.

Microsoft ka ofruar pak detaje rreth fluturimit, por përzgjedhja e Sopwith Camel për të ngacmuar publikun nuk është bërë pa qëllim; madje edhe në ditën e hershme të lojës, Flight Simulator ka tentuar të ofrojë prezantime reale të kontrollimit të një aeroplani real në ambiente reale. Sopwith Camel ishte një prej titujve të hershëm të aeroplanëve. Kompania ka thënë se Microsoft Flight është në fazat e hershme të zhvillimit dhe së shpejti do të futet në testim të brendshëm, por detaje tjera nuk janë ofruar.

Megjithatë, Flight do të ketë një komponent që e lidhë me Windows Live, duke na sugjeruar një mundësi të mundshme për fluturime mult-player dhe ndoshta edhe beteja mes vete me aeroplan klasik. Microsoft ka theksuar se loja do të ketë edhe një element të ri që do ta bëjë më të lehtë për fillestarët e Flight Sim për të nisur fluturimin.

Versioni i parë i Microsoft Flight Simulator është paraqitur në vitin 1982 – që e bënë më të vjetër se vet Windows – kurse versioni i fundit i plot është paraqitur në vitin 2006 në formë të Microsoft Simulator X. Flight Simulator u ndal së zhvilluari vitin e kaluar kur Microsoft paralajmëroi largimet e para të punëtorëve për shkak të krizës ekonomike. 

 

Lajmet e fundit>