Lojërat

Microsoft do të lançojë pajisjen Kinect për Xbox One në tetor

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
Microsoft do të lançojë pajisjen Kinect për Xbox One në tetor

Microsoft do të lançojë pajisjen Kinect të posaçme për Xbox One në muajin tetor. Në momentin që do të hidhet në treg pajisja do të ketë një çmim prej 149.99 dollarë. Microsoft do të ofrojë pajisjen Kinect së bashku me një kopje falas të lojës Dance Central Spotlight, e cila është dizajnuar posaçërisht për këtë pajisje. Loja do të merret nga përdoruesi nëpërmjet shkarkimit dixhital.

Para disa muajsh, Microsoft lançoi platformën e lojërave Xbox One pa Kinect për vetëm 399 dollarë. Të pasurit e pajisjes Kinect do të bëjë të mundur që përdoruesit të luajnë lojëra në Xbox One pa nevojën e levës, por thjesht nëpërmjet njohjes së lëvizjeve të trupit nga pajisja. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>