Lojërat

Microsoft do të hap dyqan online për lojëra kompjuterike

Oct 22 2010
0 Shpërndarje
Microsoft do të hap dyqan online për lojëra kompjuterike

Microsoft ka thënë të premten se do të hap një dyqan online të mbushur me lojëra që mund të shkarkohen dhe të luhen në kompjuterë, të cilët bazohen në softuerin e saj.

Lojërat nga ueb faqja Windows Marketplace do të lansohen tek gamesforwindows.com me 15 nëntor të këtij viti, së paku kështu ka bërë të ditur gjiganti softuerik me bazë në Redmond, Washington.

“Ne jemi të vendosur të krijojmë një dyqan digjital të ndërtuar për gejmer kompjuterik” tha drejtori global i Microsoft PC dhe Gaming, Kevin Unangst.

“Dhe duke integruar shërbimet tona ekzistuese Xbox Live dhe Windows Live, ne do ta bëjmë edhe më të lehtë për miliona gejmerë të shohin vetën sesa lehtë është të blihen PC lojërat” tha Unangst.

Lexoni më shumë në www.pcworld.al

Lajmet e fundit>