Lajme lojërash

Microsoft dhe Ubisoft lançojnë lojën Assassin’s Creed Pirates 3D në ueb

May 22 2014
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Ubisoft lançojnë lojën Assassin’s Creed Pirates 3D në ueb

Microsoft dhe Ubisoft kanë lançuar lojën e parë të Assassin’s Creed për ueb. Assassin’s Creed Pirates është një demo i disponueshëm në mbarë botën në pesë gjuhë të ndryshme. Bazuar në Assassin’s Creed Pirates për Android dhe iOS, versioni në ueb bën të mundur të kontrolloni anijen kapiten Alonzo Batilla përmes detërave të karaibeve, duke shmangur minat dhe pengesa të tjera në kërkim të thesareve.

Kur loja luhet nga Internet Explorer 11, ajo zbulon pajisjen tuaj Windows dhe modalitetin e komandimit dhe rregullon parametrat e saj për t’ju përshtatur rezolucionit të pajisjes tuaj. Megjithatë, loja akoma është e shkruar me një kod të ndërveprueshëm, kështu që mund të funksionojë edhe në shfletuesit e tjerë modern përveç Internet Explorer-it.

ACP u krijua me anë të Babylon.JS, një makineri open source 3D ndërtuar në WebGL, Javascript dhe TypeScript. Evangjelistët e Microsoft e dizenjuan Babylon.JS për të ndihmuar zhvilluesit e ueb-it të shtojnë disa veçori në lojërat e tyre si zbulimin e përplasjeve, fizikat, efektet, dritat, këndet e kamerave, strukturat, dhe skenat e reja 3D me një kod minimalistik. (GameWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>