Lojërat

Microsoft dëshiron që Xbox Live të fuqizojë lojërat e Android-it dhe iOS-it

Mar 14 2014
0 Shpërndarje
Microsoft dëshiron që Xbox Live të fuqizojë lojërat e Android-it dhe iOS-it

Xbox Live është përdorur së pari në konsollat e Microsoft-it dhe lojërat për Windows ose Windows Phone për arritje, lista të shokëve dhe mblesëri të lojës. Derisa Microsoft ka bërë prova me mbërritjet në iOS dhe Android së fundi, kompania është duke planifikuar që të bëjë së shpejti shtytje të platformës së drejtpërdrejtë të Xbox Live në një rrugë të madhe. Burimet e familjarizuara me planet e kompanisë Microsoft tregojnë për The Verge që Microsoft është duke ndërtuar një platformë për të zgjeruar funksionimin e Xbox Live për lojërat për iOS dhe Android. Disa hollësi të këtyre planeve ishin zbuluar së pari në një postim për punë të bërë së fundi nga Microsoft.

“Ne do të krijojmë një kornizë pune që është me burim të hapur, e lehtë, me mundësi zgjerimi dhe përshkallëzimi përgjatë platformave të ndryshme duke përfshirë Windows Phone, Windows Store, iOS dhe Android,” thuhet në listimin e punës. Microsoft është duke synuar për të “kthyer parapa” zhvilluesit e lojërave nga sfiduesit e vet duke e bërë Xbox Live më të lehtë në integrim në aplikacione dhe lojëra. Xbox Live, në gjendjen e vet të tanishme, kërkon certifikata dhe leje nga Microsoft, por në të ardhmen kompania është duke planifikuar që të ketë më pak kufizime dhe mjete më të mira për zhvilluesit e lojërave për ta futur këtë funksion në tituj. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>