Lojërat

Microsoft bashkëpunon me një ndërmarrje kineze për të prodhuar pajisje të re për lojëra

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Microsoft bashkëpunon me një ndërmarrje kineze për të prodhuar pajisje të re për lojëra

Microsoft-i dhe gjiganti mediatik nga Shangai BesTV kanë formuar një ndërmarrje të përbashkët për të lëshuar një pajisje të re për lojëra që do të ofrojë shërbimet e transmetimit të lojërave në Kinë.Në një postim të bërë në Shanghai Stock Exchange, të dy ndërmarrjet treguan hollësitë që kjo pajisje do të jetë për nismën “lojërat familjare dhe shërbimet përkatëse” – E-Home Entertainment Development, që do të mbështetet nga një investim fillestar prej 237 milionë dollarë.

Media kineze raporton, që ende nuk është konfirmuar, pohimin që bashkëpunimi i ri do të rezultojë në një konsollë të bazuar në teknologjinë Xbox dhe të quajtur Bestpad. BesTV është një ofrues kryesues i shërbimeve të internetit dhe televizionit në Kinë. Ai po ashtu prodhon dhe shet TV të mençur.

Ky plan ndjek vendimin e fundit të Kinës për të ndalur bllokimin e vet 13 vjeçar të konsollës. Sipas kushteve të vendimit, konsollat për lojëra mund të shiten në Kinë nëse janë bërë në zonën e re të lirë tregtare në Shangai dhe që janë aprovuar nga “autoritetet përkatëse kulturore”. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>