Lojërat

Microsoft anullon dërgesat e Xbox One në Kinë dy ditë para lançimit

Sep 23 2014
0 Shpërndarje
Microsoft anullon dërgesat e Xbox One në Kinë dy ditë para lançimit

Versioni i ri i Xbox One pritej të lançohej në Kinë më 23 shtator, por kjo nuk do të jetë e mundur për shkak se kompania Microsoft i ka anulluar të gjitha dërgesat drejt Kinës. Deri më tani ajo nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë vendim të papritur apo një datë se kur do të debutojë Xbox One në Kinë. Microsoft, Sony dhe Nintendo po bëjnë përpjekje të mëdha për të hyrë fuqishëm në tregun kinez të video-lojërave.

Microsoft gjatë një deklarate u shpreh se pavarësisht përpjekjeve, kompanisë do i duhet më shumë kohë për tu sjellë përdoruesve kineze një eksperiencë të plotë dhe të nivelit të lartë. Ajo shtoi se versioni i ri i Xbox One do të lançohej para fundit të vitit 2014. Për ata persona që e porositën dhe që nuk do të mund ta kenë këtë javë, kompania tha se ata do të merrnin një bonus special.

Kur të dalë në treg Xbox One do të kushtojë 3.699 yen deri në 4.299 në varësi të aksesorëve shtesë . Mendohet se kjo vonesë mund të ketë ndodhur dhe për shkak se autoritetet kineze janë duke hetuar Microsoft për dhunim të ligjeve të këtij shteti. Kjo do të thotë që Sony mund të jetë i pari që do të lançojë një konsolë në këtë shtet, pavarësisht se ajo nuk ka përcaktuar ende një datë për debutimin e Play Station 4. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>