Lajme lojërash

MGS: Legacy Collection nuk do të vijë në Xbox 360 për shkak të madhësisë

May 3 2013
0 Shpërndarje
MGS: Legacy Collection nuk do të vijë në Xbox 360 për shkak të madhësisë

Metal Gear Solid: The Legacy Collection, e cila është një përmbledhje e lojërave për Playstation 3, nuk do të dalë në Xbox 360 për shkak të problemeve me madhësinë.

Hideo Kojima shpjegoi gjatë një shou online në radio se në Playstation mund të dalë pasi konsola shfrytëzon disqe Blu-Ray, ndërsa Xbox 360 përdor DVD. Nëse MGS 4 do të dilte për Xbox 360 atëherë do të duheshin 7 disqe thotë Kojima.

Gjithsesi ai vazhdon shpreh dëshirë që një ditë ta shohë serinë e famshme në platformën e Xbox. Konsola e ardhshme e Microsoft pritet që të ketë Blue Ray dhe mendohet se do të prezantohet më 21 maj. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>