PC

Metro: Last Night

May 22 2013
0 Shpërndarje
Metro: Last Night

Metro: Last Night është një lojë me qitje në veten e parë e krijuar nga studio Ukraniase 4A Games dhe e publikuar nga Deep Silver për Microsoft Windows, Playstation 3 dhe Xbox 360.

Loja doli në maj 2013 dhe vendoset në një botë pas apokaliptike. Loja është vazhdimi i Metro 2033 dhe fillimisht kishte emrin Metro 2034. Ajo bazohet në novelën me të njëjtin emër të Dmitry Glukhovsky.

Personazhi kryesor është po i njëjtë me atë të lojës paraardhëse, Artyom, dhe e gjithë ngjarja zhvillohet në Moske, dhe në tunelet poshtë saj.

Metro: Last Night ka shumë elemente aksion horror dhe me një atmosferë shumë të fortë, ku një ton të veçantë i japin elemente të vegjël si një kamera e fshehte, apo efektet atmosferike.

Loja mori vlerësime pozitive për shkak të shumë përmirësimeve që ka bërë nga paraardhësja e saj. GameSpot i dha notën 9.0/10, ndërsa GameTrailers 9.1/10.

Specifikat:

CPU: 2.2GHz Dual Core

Memoria: 2 GB

Grafika: Nvidia GTS 250 (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>