Lojërat

Metro 2033

Aug 23 2012
0 Shpërndarje
Metro 2033

Metro 2033 është një lojë në vetën e parë, me elemente horrori, e bazuar në novelën Metro 2033 nga autori rus Dmitry Glukhovsky. U krijua nga 4A Games në Ukrainë dhe u lançua në mars të 2010 për Microsoft Windows, Playstation 3 dhe Xbox 360.

Në mars të 2006 4A Games lajmëroi një bashkëpunim me Glukhovsky për lojën. Gjithashtu u lajmërua për një vazhdim, i cili është në ndërtim e sipër dhe ka emrin Metro: Last Night.

Loja luhet nga prespektiva e Artyom, në një të ardhme post-apokaliptike në Moskë, dhe me pjesën më të madhe brenda në sistemin Metro. Si një lojë me armë, Metro 2033 ka një variacion të madh armësh, disa reale dhe disa të fantazisë.

Lufta bëhet kundër krijesave ose kundër njerëzve të tjerë. Krijesat nuk kanë armë të tjera por e sulmojë lojtarin fizikisht dhe në numër të madh. Loja mundëson mbushje të jetës, ose duke marrë ushqime, ose duke ndenjur për një kohë të gjatë pa u dëmtuar.

Loja ka atmosferë të errët të tuneleve të metrosë, të cilat i shtohen si elemente horrori. Fenomenet e çuditshme janë të shpeshta dhe lojtari duhet të mbështetet vetëm tek drita e dorës. Akoma më e rrezikshme është sipërfaqja, për shkak të rrezatimit të lëndëve të rrezikshme, e për këtë arsye duhet përdorur një maskë kundragaz.

Mënyra e blerjes së armëve janë paratë, të cilat janë plumbat e shtrenjtë. Gjithsesi, në raste të vështira ato mund të përdoren për armët dhe jo të shiten. Gjithashtu lojtari mund të kontrollojë trupat e vdekur për para të tepërta dhe veshje.

Loja ka marrë përgjithësisht vlerësime pozitive, duke shënuar 81/100 dhe 77/100 nga Metacritic për versionet për PC dhe Xbox360. GameSpot i dha notën 7.5 nga 10 për Xbox 360 dhe 8 nga 10 versionit të PC duke i vlerësuar atmosferën por duke vënë në dukje problemet me inteligjencën artificiale. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>