Lojërat

Metal Gear Solid

Aug 24 2012
0 Shpërndarje
Metal Gear Solid

Metal Gear Solid është një lojë aksion-fshehtësi e drejtuar nga Hideo Kojima. Loja është e zhvilluar nga Konami Computer Entertainment Japan dhe e publikuar në fillim nga Konami në 1998 për PlayStation dhe Microsoft Windows. Loja karakterizohet nga pjesë ngjarjesh me grafikë më cilësore.

Loja ndjek ngjarjet e Solid Snake, një ushtar i cili infiltrohet në një fabrikë armësh bërthamore për të neutralizuar kërcënimin terrorist nga FOXHOUND, një forcë speciale tradhëtare.

Snake duhet të lirojë dy pengje, drejtorin e DARPA-s dhe presidentin e një prodhuesi të madh armësh, të përballet me terroristët dhe të ndalojë lançimin e një sulmi bërthamor.

Metal Gear Solid u prit shumë mirë, duke shitur më shumë se 6 milion kopje dhe kapi një vlerësim prej 94/100 nga Metacritic. Është cilësuar nga kritikët si një nga lojrat më të mira dhe më të rëndësishme të të gjitha kohërave, e cila e bëri të famshëm zhanrin e lojrave “Fshehtësi”.

Pjesa më e madhe e lojës ka të bëjë me lojtarin, i cili duhet të lëvizë Snake përmes zonave pa u vënë re. Lojtari shikohet nga armiqtë kur ai ndodhet në zonën e tyre të pamjes, e cila shihet në hartën që ndodhet në ekran.

Kjo bën që loja të kalojë në “alert mode”, ku Snake duhet fshihet dhe të qëndrojë pa u vënë re derisa ky modul të mbarojë.

Loja ka të bëjë dhe me kapo, të cilëve u duhet gjetur në fillim pika e dobët për t’i mundur më pas. Këto të dhëna si dhe informacione të tjera meren nga Codec, ku Snake merr udhëzime nga skuadra mbështetëse. Metal Gear Solid ka marrë notën 9/10 nga Edge, nga GameSpot 8.5 dhe nga IGN 9.8/10. Vlerësimi maksimal është marrë nga PSM, 10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>