Lojërat

Metal Gear Solid: Peace Walker

Aug 29 2012
0 Shpërndarje
Metal Gear Solid: Peace Walker

Metal Gear Solid: Peace Walker është një lojë e krijuar nga Konami dhe Kojima Productions për PSP në 2010. Peace Walker është loja e katërt Metal Gear për PSP, edhe pse konsiderohet si e dyta që ndjek rrjedhjen e ngjarjeve kryesore.

Është loja e parë e serisë që krijohet nga Hideo Kojima. Për shkak të publikut dhe gamës së gjerë të fansave, është loja e parë që merr vlerësimin “Teen” nga ESRB. Ajo ishte krijuar fillimisht me titullin 5 nga mbrapa, që iu hoq më vonë.

Skuadra që punoi me Peace Walker ishte po aq e madhe sa ajo që punoi me Metal Gear Solid 4: Guns of the Patriots. E vendosur në 1974 në Amerikën Qëndrore, loja ndjek historinë dhe rikthimin e Naked Snake, protagonistit që tani njihet me emrin Big Boss.

Ai është në drejtim të një skuadre mercenarësh, të cilën e mori në fund të lojës Portable Ops para 4 vjetësh. Loja shton gjithashtu më shumë detaje rreth ushtrisë Outer Heaven dhe krijimit të saj.

Tek loja peace Walker u bënë ndryshime të konsiderueshme me formulën kryesore të Metal Gear Solid. Lëvizja bëhet me shkopin analog, aksionet përdorin butonat me drejtime, ndërsa armët dhe shkrepja e tyre me butonat L dhe R.

Lojtari nuk mund të lëvizë apo të gjuajë kur është i shtrirë në tokë dhe kur është i mbështetur pas murit.

Lojtari mund të ndryshojë sistemin e kontrollit sipas Portable Ops, Guns of the Patriots ose Monster Hunter të Capcom. Sistemi Comrade nga Portable Ops është hequr për të favorizuar lojën bashkëpunuese me 2 lojtarë në 1 mision. Lojtari ka gjithashtu shumë kamuflime që i përdor në situata të ndryshme të lojës.

Loja mori shumë vlerësime pozitive, me një mesatare prej 88.75% nga GameRankings e bazuar në 34 shikime. Revista japoneze Weekly Famistu i dha notën maksimale 40/40 në 5 maj të 2010-s duke e bërë lojën e 14-të që merr këtë rezultat, si dhe lojën e parë për PSP. PSM3 i dha lojës vlerësimin 91% duke komentuar mbi aftësinë e saj për të marrë çdo gjë të mirë nga lojërat Metal Gear.

IGN i dha notën 9.5/10 duke thënë që është loja më e madhe nga seria Metal Gear, në sistemin më të vogël të Sony-t. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>