Lojërat

Metal Gear Solid 4: Guns of the Patriots

Sep 5 2012
0 Shpërndarje
Metal Gear Solid 4: Guns of the Patriots

Metal Gear Solid 4: Guns of the Patriots është një lojë e zhvilluar nga Kojima Productions ekskluzivisht për PlayStation 3. Loja është e drejtuar nga Hideo Kojima dhe doli në treg në mbarëbotën në 12 qershor 2008, 10 vjet pas daljes së Metal Gear Solid.

Guns of the Patriots u prit shumë mirë nga kritikat, duke marrë çmimin Game of the Year (Loja e Vitit) nga shumë publikues në mbarë botën, përfshirë dhe GameSpot. Loja arriti të shesë mbi 5 milionë kopje në vitin 2009.

MGS4, lojtari merr rolin e Solid Snake, i cili përdor aftësitë e tij të fshehtësisë dhe stilet tradicionale të luftimit për të ecur në historinë e lojës. Kamera e MGS4 është zëvendësuar nga një kamera mbi shpatull, e cila i jep lojtarit një shënjestër më të mirë me një mënyrë opsionale për pamje në vetë të parë.

Në lojë është përfshirë dhe një Psyche Meter, e cila ulet nga sulme jo vdekjeprurëse, dhe është e influencuar nga psikologjia e fushë-betejës.

Stressors rritin zhivën e stresit të Snake, duke i ulur PM. Ndryshe nga versionet e mëparshme, Snake ka shumë pak mjete në këtë numër, si veshja mimitike OctoCamo e cila është si një veshje kameleoni që merr ngjyrat e çfarëdo gjëje që Snake ka afër.

Loja, për shumë kohë me rradhë, ka qenë në krye të klasifikimit si një nga lojrat më të mira të të gjihtë kohërave.

MGS4 ka marrë vlerësim maksimal nga IGN, Game Informer dhe GameSpot, një vlerësim me notën 10. Nga Edge ka marrë një vlerësim 8/10 ndërsa nga GameRankings dhe Metacritic përkatësisht 93.56% dhe 94%. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>