Lojërat

Metal Gear Solid 3: Snake Eater

Aug 31 2012
0 Shpërndarje
Metal Gear Solid 3: Snake Eater

Metal Gear Solid 3: Snake Eater është një lojë aksion-fshehtësi e drejtuar nga Hideo Kojima, e zhvilluar nga Konami Computer Entertainment Japan dhe e publikuar nga Konami për PlayStation 2 në 17 nëntor 2004 në Amerikën e Veriut, 16 dhjetor 2004 në Japoni, 4 mars 2005 në Europë dhe 17 mars 2005 në Australi.

Loja është një parantezë e lojrave në fillim të Metal Gear dhe është ndjekur më pas nga 2 sekuenca direkte Metal Gear Solid: Portable Ops dhe Metal Gear Solid: Peace Walker.

Loja është e vendosur në periudhën e Luftës së Ftohtë në Bashkimin Sovjetik dhe përqëndrohet në operativin e FOX, Naked Snake, ndërsa ai përpiqet të shpëtojë një dizajner armësh dhe të prishë një eksperiment për një super-armë.

Snake Eater përfshin një ambjent xhungle të BS të vitit 1960.

Ndërsa mënyra e gjërave është ndryshuar pak, thelbi mbetet po i njëjtë. Fokusi qëndron në fshehtësinë dhe infiltrimin, ndërsa Snake mundohet të shmanget sa më shumë dhe të qëndrojë larg syrit të armikut. Historia e Snake është e treguar përmes disa ngjarjeve të ndryshme dhe bashkëbisedimeve nëpërmjet radios.

Metal Gear Solid 3: Snake Eater është pritur shumë mirë nga kritika dhe media, duke shitur më shumë se 4 milionë kopje në mbarë botën dhe duke arritur një vlerësim prej 91% nga GameRankings dhe Metacritic. Loja ka marë një notë 8.7 nga GameSpot dhe 9.6 nga IGN. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>