Lojërat

Metal Gear Solid 2: Sons of Liberty

Aug 22 2012
0 Shpërndarje
Metal Gear Solid 2: Sons of Liberty

Metal Gear Solid 2: Sons of Liberty është një lojë aksion-fshehtësi e drejtuar nga Hideo Kojima, fillimisht e zhvilluar nga Konami Computer Entertainment Japan dhe e publikuar nga Konami për PlayStation 2 në 2001.

Loja është vazhdim i Metal Gear Solid, për PlayStation 1.

Historia e lojës përqëndrohet rreth “Big Shell”, një fabrikë e madhe afër detit e cila është pushtuar nga një grup terroristësh që e quajnë veten “Sons of Liberty”. Ata kërkojnë një shpërblim të madh në këmbim të jetës së Presidentit të SHBA-së, kërcënojnë të shkatërrojnë fabrikën dhe të krijojnë një fatkeqësi, kataklizëm mjedisor, në qoftë se nuk marrin atë çfarë kërkuan.

Motivet dhe identitetet e antagonistëve dhe partnerëve ndryshojnë shpejt, ndërsa protagonisti zbulon një komplot nga një organizatë e fuqishme e njohur si Patriots, që do të trondisë botën.

Loja u prit shumë mirë dhe arriti të shesë më shumë se 7 milionë kopje në mbarë botën si dhe të marrë një vlerësim mesatar prej 96% nga Metacritic, duke e renditur si lojën e 4 më të mirë për PlayStation 2 dhe lojën e 6 më të mirë të të gjitha kohërave.

Pjesa më e madhe e lojës përfshin protagonistin (që në këtë numër quhet Raiden) duke u shmangur shikimit nga armiqtë.

Lojtari mund të ecë ngadalë, e cila i jep mundësi armikut të afrohet më shumë dhe ta godasë, apo të ecë në një vend ku mund të bëhet zhurmë me ecje normale.

Ashtu si dhe loja e kaluar, fshehtësia është gjithçka, dhe në qoftë se shihet nga armiqtë, lojtari duhet të largohet dhe të shmanget sa më shumë, që gjendja të kthehet përsëri e normalizuar.

Loja ka marrë shumë vlerësime pozitive, nga IGN 9.7/10, nga GameSpot 9.6, nga GameSpy 97% dhe vlerësimin maksimal nga PSM dhe Game Informer, 10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>