Lojërat

Metal Gear Rising: Revengeance

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Metal Gear Rising: Revengeance

Metal Gear Rising: Revengeance është një lojë aksion e krijuar nga Platinum Games dhe Kojima Porductions për Playstation 3 dhe Xbox 360.

Është loja e nëntë në serinë Metal Gear dhe me një histori të vendosur 4 vjet pas ngjerjeve të Metal Gear 4: Guns of the Patriots. Ngjarjet fokusohen rreth një ninja robot të quajtur Raiden në një luftë kundër një kompanie ushtarake private të njohur me emrin Desperado Enterprises.

Edhe pse një version japonisht për Xbox 360 ishte planifikuar, në fund u anulluan planet. Loja fillimisht u lajmërua në 2009 nën emrin Metal Gear Solid: Rising ishte planifikuar të vendosej midis ngjarjeve të Metal Gear Solid 2: Sons of Liberty dhe Metal Gear Solid 4: Guns of the Patriots.

Kjo mënyrë lojë do të krijohej vetëm nga Kojima Productions. Gjithsesi kjo e fundit pati vështirësi në krijimin e lojës me shpatë, kështu që drejtori Hideo Kojima e anulloi.

Atëhere u shfaq Metal Gear Rising: Revengeance me një ndryshim të theksuar në mënyrën e lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>