Lojërat

Mësymja Leviathan e Destiny 2 mbërrin në PC

Nov 2 2017
0 Shpërndarje
Ajo do të jetë e disponueshme pas datës 7 Nëntor po të njëjtën ditë që Prestige Mode mbërrin për mësymjen. Ky është një version më i vështirë i mësymjes. Mësymja Leviathan e Destiny 2 mbërrin në PC

Leviathan, mësymja e parë dhe e vetme e Destiny 2, ka mbërritur për kompjuterat personal.

Është sfida më e vështirë e disponueshme për lojtarët dhe duhet të jeni goxha të përgatitur në grupe të organizuara prej gjashtë lojtarësh për të konkurruar.

Kjo mësymje ka qenë e disponueshme në PS4 dhe Xbox One prej kohësh kjo sepse “Challenge Mode” u aktivizua më parë për konsolat.

Gjatë kësaj jave duhet të grumbulloni një grup prej gjashtë personash. Javën e ardhshme do të lajmëroheni për Guided Games, një funksionalitet i cili lejon klanet të luftojnë në beteja individuale për të përfunduar mësymjen.

Ajo do të jetë e disponueshme pas datës 7 Nëntor po të njëjtën ditë që Prestige Mode mbërrin për mësymjen. Ky është një version më i vështirë i mësymjes.

Pavarësisht nëse keni kompletuar një mësymje më parë në Destiny, Leviathan përbën një sfidë të vërtetë sepse nuk është aq e kollajtë sa të godisni këdo që ju del përpara. /GameWorld Albanian

Tags >

Destiny 2
Lajmet e fundit>