Lajme lojërash

Messi në kopertinën e FIFA 15, kurse Mario Gotze në kopertinën e PES 2015

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
Messi në kopertinën e FIFA 15, kurse Mario Gotze në kopertinën e PES 2015

Pro Evolution Soccer 2015 do të ketë mesfushorin gjerman Mario Götze në kopertinën e vet kur të lëshohet sipas planifikimit të bërë më 11 nëntor, ka lajmëruar Konami. Mario Götze – personi që shënoi golin e fitores (dhe të vetmin) në ndeshjen finale të Kupës së Botës 2014. Sidoqoftë, kjo nënkupton që kopertinat për lojërat FIFA dhe PES për këtë vit ka nga një yll nga dy skuadrat që luajtën në finalen e përmendur në Kupën e Botës; kopertina e FIFA 15 përbëhet nga Lionel Messi (dhe, në Amerikën e Veriut, ndodhet lojtari Clint Dempsey).

Lëshimi i PES-it në nëntor nënkupton që loja është duke ardhur më vonë se sa FIFA 15, që është planifikuar të lëshohet muajin e ardhshëm. Ndoshta për ta sfiduar rivalin, Konami planifikon që ta lëshojë një version demonstrues të PES 2015 më 17 shtator, një javë përpara lëshimit të FIFA-s, që pritet të lëshohet më 23 shtator. Versioni demonstrues i PES-it pritet të jetë në dispozicion në Xbox One, PlayStation 4, Xbox 360 dhe PlayStation 3; loja e plotë pritet të vijë edhe për PC. Një version demonstrues i FIFA 15 do të jetë në dispozicion gjatë shatorit, duke nënkuptuar që ju do ta keni mundësinë që ta shihni vetë se cila lojë ju pëlqen më tepër.

EA Sports ka bërë përpjekje të shumta për të rritur nivelet e realitetit në FIFA 15. Konami po ashtu ka folur rreth përpjekjeve për t’u bërë simuluesi më i mirë i sportit në video lojëra, duke thënë që PES 2015 përfaqëson një “rikthim të vërtetë në vlerat kyçe të PES-it, si kontrolli i plotë, kontrolluesit super reagues dhe lojës së mirënjohur, ku përdoruesit kanë qasje të pakufizuar rreth mënyrës se si luajnë.” Loja punon në FOX Engine, që është e njëjta teknologji që fuqizon Metal Gear Solid V: The Phantom Pain dhe do të ofrojë edhe mikro-transaksione, për të cilat Konami këmbëngul që s’janë të detyrueshme, por të mundshme për t’u zgjedhur. (GameWorld Albanian)

Tags >

Fifa 2014
Lajmet e fundit>