Lojërat

Merreni pa pagesë lojën Aliens vs Predator për një kohë të kufizuar

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Merreni pa pagesë lojën Aliens vs Predator për një kohë të kufizuar

A ju solli loja Alien: Isolation një dëshirë për më tepër aventura jashtëtokësore? GOG.com është duke shpresuar që të ju plotësojë këtë dëshirë me promocionin më të fundit: ju mund ta shkarkoni Aliensvs. Predator pa pagesë nga faqja e kompanisë.

Duke qenë në dispozicion deri të premten, loja e tipit gjuajtësi i vetës së parë (FPS) është po ashtu një mënyrë se si GOG e teston klientin e vet Galaxy prej shumë lojtarëve. Në një deklaratë për shtyp, zëvendës presidenti i GOG-ut shkroi, “Ne tashmë jemi gati për të marrë më tepër lojtarë dhe AvP dukej si një përzgjedhje e natyrshme: është e rëndësishme në listën e dëshirave për komunitetin tonë dhe është me të vërtetë njëra nga titujt më të mirë FPS të të gjitha kohëve. Ajo po ashtu mundëson kryerjen e testimeve në një ambient më dinamik.”

Deklarata për shtyp tregon që “testuesit e Galaxy-së së shpejti do të jenë në gjendje që të luajnë AvP-në me shokët e tyre në Steam duke përdorur veçorinë e luajtjes së tërthortë Galaxy të GOG, e që loja është planifikuar të pranojë një përditësim të dedikuar, që sjell mundësinë e luajtjes në shumë platforma, në Steam.” Përveç kësaj, GOG lajmëroi që kanë rritur numrin total të titujve që mund të luhen në Linux në 100, me shtimin e Baldur’s Gate, Planescape: Torment, Papers, Please dhe lojëra të tjera. (GameWorld Albanian)

Tags >

Aliens
Lajmet e fundit>