Lojërat

Mega Man

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Mega Man

Mega Man është një lojë e krijuar dhe publikuar nga Capcom për Nintendo Enterainment System (NES). Kjo është loja e parë e serisë me të njëjtin emër dhe doli më 17 dhjetor 1987.

Historia fillon me betejën ndërmjet robotit humanoid Mega Man dhe shkencëtarit të keq Dr. Willy. Loja vendos shumë “rregulla” të cilat më vonë do të bëheshin një rregull bazë për lojërat e serisë. Si një lojë aksion për platforme, MegaMan ka një histori jo lineare, ku lojtari mund të zgjedhë misionet sipas dëshirës për ti kryer.

Secili nivel në fund të tij ka një kapo robot i cili duhet mundur, i cili të jep gjithashtu një armë të re për ty përdorur kundër armiqve. Mega Man u krijua nga një skuadër me një numër të vogël njerëzish të cilët morën shumë përmirësime nga artisti Keiji Inafune.

Loja u prodhua enkas për konsolën për shtëpi si loja e parë e tillë nga Capcom pasi deri atëherë kompania ishte e fokusuar vetën në Arcade. Mega Man u prit mirë nga kritikat për dizajnin e vet, por gjithashtu u vu re dhe vështirësia që kishte.

Edhe pse nuk ishte një sukses komercial, loja u pasua nga një numër shumë i madh vazhdimesh të cilat shumë prej tyre shfrytëzojnë të njëjtin tip linear loje. Mega Man ka dalë për shumë platforma duke përfshirë celularë apo PSP. (GameWorld Albanian)

Tags >

Mega Man
Lajmet e fundit>