iOS

Mega Man 3

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
Mega Man 3

Mega Man 3 është një lojë e krijuar dhe publikuar nga Capcom për Nintendo Entertainment System. Është loja e tretë në serinë me të njëjtin emër e cila doli fillimisht në Japoni më 28 shtator 1990.

Historia vazhdon nga Mega Man 2, mbaroi dhe po me të njëjtin personazh në aventurat e tij për të ndihmuar krijuesin e tij, Dr. Light, si dhe Dr. Willy një ish të keq për të mbledhur pjesë mekanike duke mundur robotët mjeshtëra të cilët kanë marrë kontroll mbi botën.

Si një lojë platformë, Mega Man 3 ndjek të njëjtin format si 2 paraardhësit e vet duke e çuar në vijë lineare. Mega Man, lojtari kryesor, duhet të mbarojë misionet, por pa një rregull të caktuar, por sipas dëshirës së vet. Në fund të çdo niveli do të ndeshet me një kapo robot i cili pasi e vret të jep një armë të re.

Mega Man 3 prezanton elemente të reja si shokun dhe bashkëpunëtorin Rush. Në ndryshim nga dy të parat, krijuesi i lojës Keiji Inafune e konsideroi krijimin e saj shumë stresuese pasi koha për të cilën ishte planifikuar ishte shumë e shkurtër. Duke ndjekur suksesin e Mega Man 2, Mega Man 3 ka shitur mbi 1 milionë kopje si dhe ka marrë vlerësime pozitive.

Gjithsesi janë bërë vërejte për vështirësinë e lartë që kishte loja. Si çdo lojë tjetër e serisë, ajo është ridizajnuar për platforma të reja si PlayStation, Vritual Console dhe Playchoise. (GameWorld Albanian)

Tags >

Mega Man
Lajmet e fundit>