iOS

Mega Man 2

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
Mega Man 2

Mega Man 2 është një lojë platformë e krijuar dhe publikuar nga Capcom për Nintendo Entertainment System. Loja është e dyta në serinë me të njëjtin emër dhe doli në Japoni në vitin 1988.

Megaman 2 vazhdon historinë e protagonistit gjysmë njeri dhe gjysmë robot në luftën e tij kundër Dr. Willy dhe robotët e tij të këqij. Loja përfshin ndryshime në mënyrën e lëvizjes si dhe në grafikë në krahasim me paraardhësen e vet, shumë prej të cilave u mbajtën edhe në lojërat e tjera të serisë.

Edhe pse shitjet e Mega Man nuk ishin mbresëlënse, Capcom e lejoi skudrën e lojës të krijonte një vazhdim. Ata shfrytëzuan përgjithësisht kohën e lirë që kishin për ta zhvilluar duke përdorur material të papërdorur nga titulli origjinal.

Takashi Tateishi kompozoi muzikën bashkë me Yoshiyiro Sakaguchi i cili ishte një programues zëri. Mega Man 2 shiti 1.5 milionë kopje duke e bërë më të shiturin nga e gjithë seria.

Kritikët vlerësuan shumë audion, pamjen si dhe lojën, vetën si një përmirësim nga ajo e para. Shumë publikues e radhitën Mega Man si një nga lojërat më të mira të të gjitha kohërave. Loja ka dalë gjithashtu për platforma të reja si PlayStation, iOS apo Virtual Console. (GameWorld Albanian)

Tags >

Mega Man
Lajmet e fundit>