Lojërat

Medal of Honor: Warfighter

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
Medal of Honor: Warfighter

Medal of Honor: Warfighter është një lojë me pamje në vetën e parë e zhvilluar nga Danger Close Games dhe e publikuar nga Electronic Arts.

Loja është një vazhdim direkt i serisë së vitit 2010, Medal of Honor 2010 dhe është instalimi i 14-të në seritë shumë të gjata të Medal of Honor. Titulli u njoftua zyrtarisht më 23 shkurt 2012 dhe loja u lançua në Amerikën e Veriut më 23 tetor 2012, në Australi më 25 tetor, në Europë më 26 tetor dhe në Japoni më 15 nëntor 2012.

Versioni i lojës për PC suportohet vetëm në sistemet e opeimit Vista/7 dhe DirectX 10 dhe 11. Një version për Wii U u vendos për shfaqje më 16 nëntor 2012 së bashku me Call of Duty: Black Ops II.

Loja nis aty ku seria e mëparshme mbaron, përpara se të shfaqej që operatori Tier 1 Preacher të kthehej në shtëpi për të gjetur familjen e tij të shkatërruar totalisht nga vitet e shpërndarjes. Loja ndjek ngjarjet e Tier 1 dhe përfshihet në disa vende si Bosnje, Pakistam, Filipine dhe Somali.

Loja e Warfighter ka marë disa vlerësime, përgjithësisht jo shumë të mira, për shkak të difekteve që ka (bugs) por u vlerësua shumë për grafikën. Nga GameRankings mori një vlerësim prej 5.3% ndërsa nga Metacritic 57/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>