Lojërat

Medal of Honor: Vanguard

Nov 22 2012
0 Shpërndarje
Medal of Honor: Vanguard

Medal of Honor: Vanguard është instalimi i dhjetë në seritë tashmë shumë të famshme të Medal of Honor të vendosura gjatë ngjarjeve të L2B, në një mënyre loje më pamje në vetën e parë, FPS.

Loja u zhvillua nga Electronic Arts të Los Angeles në bashkëpunim me Budcat Creations dhe u shfaq për PlayStation 2 dhe Wii më 26 mars 2007, në SHBA. Lojtari merr rolin e kapitenit Frank Keegan, një pjestar i divizionit të 82-të Airborne, dhe divizionit të 17-të duke luftuar Axis, një forcë Gjermano- Naziste dhe Mbretërisë Italiane.

Në fillim të çdo misioni, lojtari vjen me parashutë në fushë-betejë, dhe ka shumë vështirësi se ku duhet të ndalojë. Në bazë të vend ndalimit ai mund të jetë në gjëndje të marrë armë të caktuara të cilat e ndihmojnë gjatë ecurisë së misioneve.

Loja gjithashtu ka dhe një modul multiplayer të cilat përfshijnë sistemet: Deathmatch, Team Deathmatch, Capture the Flag, King of the Hill dhe Scavenger Hunt.

Vlerësimet e lojës kanë qenë mesatare ku IGN i dha një notë prej 7/10 ndërsa versioni për PS2 mori 7.2.

GameSpot i dha një notë akoma më të ulët prej 5.5 për të dyja versionet e saj, ku kritikat më të mëdhaja i mori për shkak të grafikës së dobët, mungesën e lojës online, dhe një ndërtim armiqsh të dobët. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>