Lojërat

Medal of Honor: Underground

Nov 20 2012
0 Shpërndarje
Medal of Honor: Underground

Medal of Honor: Underground është një lojë, e cila është vazhdimi i serisë së kaluar Medal of Honor. Në Underground lojtari merr rolin e Manon Batiste, një grua Franceze e cila paraqitet në lojën e parë si udhëzuese.

Historia fillon përpara lojës së kaluar, ku Manon lufton për Rezistencën Franceze përpara se Amerika të hynte në luftë. Si historia ecën, Manon rekrutohet nga OSS dhe merr pjesë në misione mbulimi në Europë dhe Afrikë.

Misionet përfshijnë prishjen e fabrikës V-1 Flying Bomb dhe shpëtimin e të burgosurve të luftës. Nivelet përfshijnë Greqinë, Afrikën e Veriut, Monte Cassino dhe Gjermaninë.

Niveli i parë dhe i fundit janë të vendosur në Paris, në fillim dhe në fund të pushtimint Nazist. Medal of Honor: Underground në fillim u lançua për Play Sataion më 23 tetor 2000.

Në vitin 2002 loja u shfaq në Europë përsëri. Ajo u zhvillua nga DreamWorks Interactive (aktualisht EA Los Angeles) dhe u publikua nga Electronic Arts. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>